Sugjerojmë:

Qofte me salcë dhe erëza

Qofte me salcë dhe erëza

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Të gjithë kemi një recetë që e kemi më shumë për zemër ose që mbetet si më e veçantë…qoftë e ëmbël apo e kripur. Dhe qoftet me salcë bëjnë pjesë tek këto pjata të veçanta. Sot do t’i përgatisim në versionin klasik, me mish viçi e salçiçe, por mund t’i përgatisni edhe me peshk e perime.

Ingredientët

  • 220 gr mish i grirë viçi
  • 165 gr salçiçe
  • 30 gr tul buke
  • 25 gr pamrixhan i grirë
  • 1 vezë
  • 1 lugë majdanoz i grirë
  • pak rigon
  • pak arrë moskat
  • kripë
  • piper i zi
  • vaj ulliri e.v
  • Për salcën:
  • 350 gr salcë domatesh
  • 50 gr ujë
  • 5 gr kripë e imët
  • rigon i thatë
  • piper i zi

Udhëzimet

1

Për përgatitjen e kësaj recete, nisim me përgatitjen e brumit të qofteve. Prisni bukën në copa dhe hidheni në një mikser. Grijeni derisa buka të jetë shndërruar në thërrime. Lëreni mënjanë bukën dhe hiqni spangot dhe lëkurën e salçiçeve.

2

Shtypeni me pirun masën e salçiçeve dhe bashkojeni me mishin e grirë në një tas qelqi. Më pas shtoni rigonin, pak arrë moskat, majdanoz, parmixhanin e grirë dhe bukën e grirë që keni lënë mënjanë bashkë me vezën.

3

Punojeni brumin me duar, shtoni kripë e piper dhe krijoni një masë homogjene.

4

Me brumin që formuat, formoni toptha me peshë 20 gr secila. Do t’ju dalin afërsisht 24 qofte. Kur t’i keni përgatitur të gjitha, ngrohni pak vaj në një tigan që nuk ngjit.

5

Kur vaji të jetë nxehur, skuqini qoftet për disa minuta nga të dyja anët. Shtoni salcën e domateve, ujin, rregullojeni me kripë, aromatizojeni me piper dhe gatuajini në zjarr të ulët për 15-20 minuta. Kur të jenë gati, hidhuni pak rigon të thatë dhe shërbejini të nxehta.

Lini një koment