Sugjerojmë:

Qofte me pulë dhe kungulleshka

Persona: 4

Ingredientët

  • ½ gote xaxiq, e ndarë në dy pjesë
  • ¼ gote bukë e thërrmuar
  • ¼ gote qepë e grirë
  • 5 lugë gjelle mente e freksët e grirë
  • 1 lugë çaji kumin
  • 5/8 lugë çaji kripë
  • 3/8 luge çaji piper i zi
  • 1/8 lugë çaji piper i kuq
  • 500 gr mish pule i grirë
  • 4 lugë çaji vaj ulliri
  • 4 kungulleshka
  • Spraj gatimi

Udhëzimet

1

Ndizni furrën në temperaturë të lartë.

2

Në një tas të madh, përzieni gjysmën e xaxiqit, thërrimet e bukës, qepën, 3 lugë mente, kuminin, ½ luge çaji kripë, ¼ lugë çaji piper të zi dhe piperin e kuq. Shtoni pulën dhe përziejeni masën me duar, duke i dhënë formën e 8 qofteve.

3

Në një tigan jongjitës, ngorhni 2 lugë çaji vaj ulliri në nxehtësi mesatare. Shtoni qoftet dhe gatuajini nga 4 minuta në secilën anë, derisa të jenë bërë.

4

Ndërkohë që qoftet skuqen, kungulleshkat e prera në mënyrë gjatësore përgjysmë, vendosini në nj tavë të sheshtë të lyer me spraj gatimi, me pjesën e prerë sipër. Lyejini me pjesën e mbetur të vajit të ullirit dhe spërkatini me pjesën e mbetur të kripës dhe piperit të zi.

5

Piqini për rreth 5 minuta, derisa të jenë zbutur.

6

Ndajini qoftet dhe kungulleshkat në 4 pjata dhe spërkatini me pjesën e mbetur të mentes. Shërbejini së bashku me pjesën e mbetur të xaxiqit.

Lini një koment