Qofte me perime

Qofte me perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 600 gram kungull
  • 300 gram patate
  • 5 vezë
  • 100 gram bukë të grirë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper
  • Hudhër

Udhëzimet

1

Një kungull të vogël e qëroni dhe e zieni për pak minuta. Po kështu veproni me patatet.

2

Më pas i qëroni, i merrni tulin dhe i kaloni në një enë.

3

Shtoni vezët e plota, bukën, majdanozin e grirë imët, hudhrën, kripën dhe piperin.

4

I përzieni mirë dhe formoni disa toptha të vegjël.

5

I skuqni qoftet në një tigan me vaj të nxehtë. Kujdesuni që të skuqen mirë nga të dyja anët.

6

Qoftet janë gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment