Sugjerojmë:

Qofte me lulelakër

Qofte me lulelakër

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 lulelakër
  • 120 gram djathë grana
  • 1 vezë
  • 3 lugë gjelle bagetë (bukë e thekur e grirë)
  • 1 tufë majdanoz e copëtuar imët
  • Kripë
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Pastroni lulelakrën dhe e vendosni të ziejë për 15 minuta.

2

Më pas e kulloni dhe e lini mënjanë. (Kujdes: Lulelakra nuk duhet të zbutet shumë).

3

E merrni në një tas dhe e shtypni me pirun. Shtoni djathin, vezën, bukën, pak kripë dhe në fund majdanozin.

4

I përzieni mirë të gjitha bashkë me dorë.

5

Me dorë formoni disa qofte me forma sipas dëshirës.

6

Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine. Radhisni njëra pas tjetrës qoftet dhe i fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment