Sugjerojmë:

Qofte krokante me qepë e patate

Qofte me patate dhe qepe

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 qepë e qëruar dhe e grirë imët
  • 3 patate mesatare dhe të prera në copa të mëdha
  • 30 gram miell
  • ½ lugë gjelle kripë
  • 2 vezë të mëdha
  • Vaj luledielli për skuqje
  • Salcë molle me kanellë për servirje

Udhëzimet

1

Në një blender grini imët qepën dhe e lini mënjanë.

2

Ndërkohë grini imët edhe patatet. Për t’i hequr ujin patateve vendosni në një tas një letër kuzhine dhe sipër patatet. Tani i shtrydhni me dorë dhe do të shikoni që uji do të bjerë poshtë.

3

Tek tuli i patateve shtoni qepën dhe i përzieni mirë. Shtoni miellin, kripën, vezët dhe vazhdoni t’i trazoni.

4

Me ndihmën e një luge formoni disa toptha të vegjël dhe i skuqni në një tigan me vaj. I mbani 3-5 minuta nga secila anë.

5

Qoftet janë gati për t'u shijuar dhe sipas dëshirës mund t’i shtoni sipër salcën prej molle dhe kanelle. Ju bëftë mirë!

Lini një koment