Sugjerojmë:

Qofte dhe patate të pjekura në furrë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 35 min

Ingredientët

  • 400 gr mish
  • 2 copa buke
  • 1 qepë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • 1 vezë
  • Majdanoz
  • Kripë
  • Salcë domatesh

Udhëzimet

1

Në fillim përgatisim qoftet duke përzierë mirë mishin e grirë me erëzat dhe duke i formuar në toptha të vegjël.

2

Më pas qerojmë patatet dhe i grijmë në feta të holla.

3

Pastaj marrim një tavë dhe shtrojmë qoftet dhe patatet, duke u hedhur sipër salcë të kuqe dhe majdanoz.

4

I pjekim në furrë për rreth 35 minuta në temperaturën 200 gradë.

Lini një koment