Sugjerojmë:

Qofte brokoli në furrë, mrekullia vetë!

1 brokoli
1 tufë majdanoz
1 copë djathi të fortë grana
2 kokrra vezë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper

1.Brokolin e lani mirë dhe e grini imët në rende.
2.E kaloni në një tas dhe i shtoni vezët, djathin e grirë, majdanozin e grirë imët, pak kripë, piper dhe vajin e ullirit.
3.I përzieni dhe formoni me duar disa qofte të vogla rrumbullake.
4.I radhisni njëra pas tjetrës në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
5.I fusni në furrë të piqen për gati 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment