Sugjerojmë:

Qiqra pikante: Një gjelle super e shijshme

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
Sugjerohet për:
5 persona
Kalori:
2 lugë vaj vegjetal
1 lugë çaji kumin
½ lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper i kuq djegës
2 domate, të prera
2 kanaçe qiqra të konservuara, të kulluara
1 lugë gjelle lëng limoni
1 qepë, e grirë

Në një tenxhere të madhe mbi zjarr të ulët, ngrohni vajin dhe kuminin; ngroheni derisa kumini të marrë një nuancë më të errët kafe.

Shtoni kripë, piper djegës dhe piper tw zi; përzieni mirë. Përzieni domatet; sapo lëngu të fillojë të trashet shtoni qiqrat dhe përzieni mirë.

Shtoni lëngun e limonit dhe përzieni mirë; shtoni qepët dhe përziejini derisa të zbuten.

Hiqeni nga zjarri dhe vendoseni në një tas për servirje; shërbejeni menjëherë.

Komento