Sugjerojmë:

Pure patatesh të ëmbla me kanellë

Pure patatesh të ëmbla me kanellë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Patatet e ëmbla janë një mrekulli kur shijohen si pure. Pluhuri i kanellës do e bëjë këtë recetë të preferuarën e familjes suaj!

Ingredientët

  • 1 kg patate të ëmbla
  • 4 lugë gjelle krem djathi
  • 1 qepë e njomë e grirë imët
  • ½ lugë çaji me kanellë
  • 2 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
  • 1 lugë kafe piper
  • 1 lugë kafe kripë

Udhëzimet

1

Qëroni patatet, i prisni në copa të vogla dhe i vendosni për të zierë në një tenxhere me ujë. I shtoni edhe 2 lugë gjelle kripë.

2

Pas 20 minutash, i kulloni patatet dhe i shtypni mirë me një pirun.

3

Tek tasi ku keni shtypur patatet, shtoni qepën e njomë, kremin e djathit, kanellën, mjaltin, pak kripë e piper. I përzieni mirë.

4

E servirni në një pjatë duke i shtuar sipër qepët e njoma të grira hollë.

Shënime

Kjo pure mund të shoqërohet me sallatë, fileto pule, oriz, makarona apo mund ta lyeni me fetën e bukës.

Lini një koment