Sugjerojmë:

Pulë n’qull, recetë dhe shije që të lë pa fjalë!

Pulë n'qull, recetë dhe shije që të lë pa fjalë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Ingredientët

  • ½ pulë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj luledielli
  • 2 thelpi hudhra
  • 2 lugë gjelle miell
  • 3 gota ujë
  • 75 gram arra
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë pulën dhe e prisni në pjesë sipas dëshirës.

2

I skuqni në një tigan ku keni shtuar më parë vajin dhe gjalpin. E skuqni mirë mishin e pulës nga të dyja anët.

3

Pas kësaj i hiqni copat e pulës. Në po të njëjtin tigan shtoni hudhrat e shypura, miellin dhe i përzieni mirë.

4

Gradualisht shtoni ujin dhe e përzieni vazhdimisht. Shtoni arrat, kripën dhe piperin për shije.

5

Pasi masa të jetë trashur disi, shtoni pulën.

6

Të gjithë masën e kaloni në tavë dhe e fusni në furrë për 45 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment