Sugjerojmë:

Pulë me salcë soje dhe xhenxhefil

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 45 min

Ingredientët

  • 1 pulë e plotë, e prerë në 8 copa
  • 1/2 filxhan salcë soje
  • 3/4 filxhan uthull e bardhë
  • 1 kokërr hudhër
  • 2 lugë gjelle xhenxhefil
  • 2 gjethe dafine
  • 1/2 lugë gjelle piper i zi

Udhëzimet

1

Përziejmë pulën, salcën e sojës, uthullën, hudhrën, xhenxhefilin, gjethet e dafinës dhe piperin kokërr në një tenxhere.

2

I lemë të vlojnë në temperaturë mbi mesataren.

3

Pasi vlojnë, reduktojmë temperaturën e zierjes.

4

Mbulojmë tenxheren dhe i ziejmë për 30 minuta, duke i hedhur yndyrë pulës herë pas here.

5

Pas 30 minutash, heqim kapakun dhe i gatuajmë derisa lëngu të ulet në gjysmë.

6

Heqim pulën nga tenxherja në pjatën ku do ta shërbejmë.

7

Largojmë lëngun nga tenxherja dhe e lemë mënjanë.

8

Shërbejmë pulën e nxehtë mbi orizin e zier dhe e spërkasim me salcë.

Lini një koment