Sugjerojmë:

Pulë me kos dhe hudhra. Receta nga Zonja Vjollca

Pulë me kos dhe hudhra. Receta nga Zonja Vjollca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Sa shumë amvisa mbarojnë pas kësaj recete! Epo ja tek e keni tani, s'ka kohë për justifikime. Shko në kuzhinë dhe nis nga puna menjëherë!

Ingredientët

  • 800 gram mish pule
  • 500 ml ujë
  • 4-5 lugë gjelle miell
  • 4 vezë
  • 1 kg kos
  • 6 thelpinj hudhra
  • Kripë dhe piper i zi
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj
  • 1 lugë kafe piper i kuq

Udhëzimet

1

Lajmë mishin e pulës. Me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle gjalpë kaurdisim copat e pulës të zverdhen pak.

2

Shtojmë 500 ml ujë të valuar dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta. Më pas largojmë copat e mishit dhe i vendosim në një tepsi.

3

Në një tenxhere tjetër kaurdisim miellin në yndyrën e mbetur, pa i dhënë ngjyrë shtojmë lëngun e mishit duke e përzierë vazhdimisht derisa të marrë valë.

4

E largojmë tenxheren dhe shtojmë në të pak nga pak gradualisht kosin duke e përzierë me tel dore.

5

Grijmë hudhrat shumë imët dhe i shtojmë në kos. Rrahim vezët me pak kripë dhe piper dhe i shtojmë tek tasi me kos dhe miell.

6

Shtojmë kosin mbi thelat e mishit në tepsi. Shkrijmë një lugë gjalpë në pak piper të kuq dhe spërkasim sipërfaqen e tavës me gjalpin me piper.

7

Vendosim tavën në furrë, në temperaturë 180 gradë Celsius, për 25 minuta.

Lini një koment