Sugjerojmë:

Puff meksikane me avokado dhe djathë, do t’ju shijojë pafund!

1 avokado
1 domate
40 gr djathë çedar
2 peta ëmbëlsirash të gatshme
1 vezë e rrahur
280 gr kos natyral
1 grusht qepë të njoma, të copëtuara imët

1.Ngroheni furrën në 220 gradë dhe vendosni letër pjekje në pllakat e pjekjes.

2.Kombinoni avokado, domate dhe djathë në një tas dhe shtoni kripë për shije.

3.Pritni çdo petë në 4 copa.

4.Vendosni një të katërtën e përzierjes së avokados mbi një copë petë.

5.Pastrojini skajet dhe shtypini mirë që t’i vulosni.

6.Përsëriteni këtë proces me të gjitha petat dhe vendosini drejtkëndëshat në tavë.

7.Lyejini sipër me vezën e rrahur dhe futini në furrë të piqen për 10 minuta, derisa të fryhen dhe të marrin ngjyrë të artë.

8.Ndërkohë, hidhni kos dhe qepë të njoma në një tas.

9.Sherbejini pufet me salcën e kosit me qepë.

Lini një koment