Sugjerojmë:

Puding me luleshtrydhe. A do edhe një tjetër?

Puding me luleshtrydhe. A do edhe një tjetër?

Ingredientët

  • 400 gram luleshtrydhe
  • 1 lugë gjelle limoni
  • 4 lugë gjelle sheqer
  • 750 ml qumësht
  • 2 pako puding
  • 100 ml pana ëmbëlsire
  • biskotë
  • sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Shpëlajmë luleshtrydhet, i thajmë dhe i presim në kubikë të vegjël 1 cm. I vendosim në një tigan dhe shtojmë në të lëng limoni, sheqer dhe i lëmë të ziejmë për 15 minuta.

2

Pasi të kalojë kjo kohë i vendosim në një tas dhe e lëmë komposton të ftohet.

3

Vendosim 750 ml qumësht në një tenxhere, shtojmë 1 ½ pako puding vanilje dhe pluhur pjekës dhe e përziejmë mirë që të pluhuri të trashet në qumësht.

4

Pasi pudingu të ziejë, e largojmë dhe e lëmë të bjeri vala, të ftohet ose e vendosim në tas dhe mbi kremin e pudingut direkt vendosim celefon dhe e vendosim në frigorifer të ftohet pak .

5

Pasi të ftohet e përziejmë dhe për 2 minuta deri sa pudingu të lëmohet. Shtojmë ½ krem pana dhe i përziejmë në rrahëse elektrike panën dhe pudingun.

6

Presim biskotat savojard në kubikë, i lagim me pak qumësht dhe i vendosim në gotë.

7

Shtojmë puding përsëri biskotë të lagur me qumësht, mbulojmë biskotat me puding dhe në fund një shtresë me komposto luleshtrydheje.

8

I vendosim gotat në frigorifer për 2 orë dhe i shërbejmë të ftohta. Shijojini!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment