Puding me fara chia dhe banane për një mëngjes të shëndetshëm!

Qumësht bajame
Fara chia
1 lugë ekstrakt vanilje
Gjalpë kikiriku
Banane

1.Në një kavanoz të vogël ose enë të mbyllur, përzieni të gjithë përbërësit, përveç bananes dhe gjalpit të kikirikut.

2.Mbylleni enën dhe vendoseni në frigorifer që të trashet për disa orë (unë zakonisht e bëj një natë më parë kështu që është gati për mëngjes).

3.Kur të jetë gati për jepni një trazim të shpejtë , hidheni në një pjatë, sipër shtoni bananen e prerë në feta dhe pak gjalpë kikiriku.

4.Ju bëftë mirë!

Lini një koment