Sugjerojmë:

Puding i shijshëm me mollë të karamelizuara dhe arra

Puding i shijshëm me mollë të karamelizuara dhe arra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Recetë e një ëmbëlsire kaq praktike dhe joshëse deri në grimcën e fundit. Ju bëftë mirë!

Ingredientët

  • 2-3 mollë
  • 70 gram sheqer
  • 1/2 lugë kafe kanellë
  • 1 lugë gjelle ujë
  • Arra
  • Pudingu:
  • 800 ml qumësht
  • 5 lugë gjelle niseshte
  • 4 lugë gjelle sheqer
  • 3-4 pika ekstrakt vanilje
  • 1 lugë çaji gjalpë

Udhëzimet

1

Lajmë dhe qërojmë mollët, i presim ato në kubikë dhe i vendosim në një tigan duke shtuar në të sheqer, kanellë, ujë dhe i trazojmë.

2

Më pas vendosim kapakun duke i lënë të ziejnë për 5 minuta në temperaturë mesatare. I trazojmë deri sa molla të karamelizohet.

3

Në një tenxhere vendosim qumështin duke lënë pak mënjanë për të tretur niseshtenë. Shtojmë tek qumështi sheqer, 3-4 pika ekstrakt vaniljeje dhe e lëmë të ngrohet.

4

Ndërkohë tresim niseshtenë në pak qumësht dhe e shtojmë në qumësht duke e trazuar vazhdimisht që të formohet një masë homogjene.

5

Në një tas vendosim pak mollë të karamelizuara në fund të gotës. Shtojmë pudingun dhe përsëri vendosim mollë të karamelizuara duke i spërkatur me arra të thërrmuara. Ju bëftë mirë!

Lini një koment