Pse toniku i fytyrës është po aq i rëndësishëm sa kremi? Ja si të përgatisim një me kastravec
Toniku i fytyrës përfaqëson një hap të rëndësishëm të kujdesit tonë të përditshëm ndaj fytyrës. Shpesh, kur flasim për rutinën e bukurisë, kemi vënë re se shumë gra e anashkalojnë atë dhe menjëherë pas pastrimit, kalojnë direkt tek kremi hidrtatues. Por pse është kaq i rëndësishëm toniku? Ai ekuilibrohn pH e lëkurës dhe heq mbetjet e fundit të trukut nga fytyra jonë duke na dhënë ndjesinë e një pastrimi të thellë. Gjithashtu pH i normalizuar është shumë i rëndësishëm edhe për absorbimin e duhur të kremit hidratues ose antirrudhë që përdorim më pas.
Si të përgatisim vetë një tonik me kastravec?
Mjafton një kastravec të cilin duhet ta shtrydhni dhe t’i filtroni lëngun. Përziejeni me një lugë mjaltë dhe toniku juaj është gati. Dhe më e rëndësishmja: Mos harroni ta përdorni çdo natë!
Secili ftrut i thatë ka përfitimet e veta shëndetësore—por disa janë në krye kur bëhet fjalë për këtë lëndë ushqyese të ngopshme. Ka shumë gjëra të mrekullueshme për ta—përfshirë faktin që janë një paketë e vogël e mbushur me...
Dieta më e mirë për jetëgjatësi është ajo që përfshin shumë fruta, arra dhe bishtajore, perime dhe drithëra të plota. Ushqimet që duhet të kufizohen ose të shmangen për jetëgjatësi përfshijnë ato të pasura me sheqer të shtuar, yndyrë...
Shalqini është frut shekullor, i lëngshëm dhe i ëmbël dhe shumë e shohin atë si një ëmbëlsirë të përsosur për të shuar etjen gjatë vapës së verës. Këtu janë disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të tij: 1-Ju ndihmon të...
Lini një koment