Sugjerojmë:

Pse nuk po dobësohem dot?

Dietat më popullore i krijojnë shumicës së njerëzve idenë se do të humbasin shumë kile në një kohë të shkurtër. Por menjëherë pas mbarimit të dietës, njerëzit kanë tendencën t’i rifitojnë kilet. Edhe hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se dieta nuk shërben për të humbur peshë në terma afatgjatë dhe nuk ka asnjë përfitim shëndetësor.

Mund të jetë e mundur që lloji i njerëzve që shkojnë pas dietave janë ato me një prirje gjenetike për të vënë peshë, duke i bërë ata më të prirur për ta rifituar atë.

Çdo dietë që është e paqëndrueshme është e destinuar të dështojë. Askush nuk mund të jetojë me supe lakre ose me një portokall për pjesën tjetër të jetës.

Për të humbur peshë dhe për të mbajtur atë njësoj për një kohë të gjatë, ndryshimet e përhershme të jetesës janë një qasje më e mirë sesa një dietë e përkohshme. Thjesht përqendrohuni në të ngrënit më mirë, duke u ushtruar dhe duke hequr dorë nga zakonet e këqija.

Ja disa këshilla të mira që do ju ndihmojnë për qëllimin tuaj:

  • Shmangni ushqimet e përpunuara dhe mësoni të bëni ushqime të thjeshta nga përbërës të freskët.
  • Mos mbani ushqim junk në dollapët tuaj ose në frigorifer.
  • Eliminoni pijet me gaz dhe sheqer.
  • Shmangni çdo ushqim që është i skuqur.
  • Zgjidhni ushqime pa ndonjë sheqer të shtuar.
  • Nëse konsumoni çokollatë zgjidhni atë me 70% kokrra kakao.
  • Gjysma e pjatës suaj duhet të ketë perime dhe jo brumëra
  • Kushtojini vëmendje përbërësve, kalorive dhe informacioneve ushqyese mbi etiketat.
  • Dëgjoni trupin tuaj: Hani kur jeni të uritur dhe ndaloni kur jeni plot.
  • Kaloni pak kohë para ekraneve dhe më shumë kohë duke qenë fizikisht aktivë!/neps.al 

Lini një koment