Pse dreqin më dolën këto aknet tek balli dhe si t’i heq? Ja një metodë 100% natyrale
Krejt papritur u çuat nga gjumi dhe shikoni që ju kanë dalë disa akne të vogla tek zona e ballit? Përpos faktit që po shani e mallkoni, po pyesni veten se pse dreqin ju dolën, për çfarë arsye.
Sipas hartës së fytyrës, aknet tek balli flasin edhe për probleme të mundshme me tretjen…
Të çlirohesh nga aknet është në fakt një sfidë si gjithë të tjerat. Në këtë rast që t’ja bëni jetën më të shkurtër atyre që kanë dalë tek balli, Neps.al ju sugjeron një përbërës natyral.
Çfarë ju duhet?
1 qepë e kuqe
1 pambuk
Udhëzime:
Qepën e qëroni dhe e kaloni në një blender.
Pasi e keni grirë imët, kullojeni me një sitë dhe i merrni lëngun.
Aplikojeni me ndihmën e një pambuku tek zona e prekur.
E lini të thahet.
Në fund e lani pas 10 minutash.
Rezultatet do të ndihen që në aplikimin e parë. Këtë metodë mund ta përdorni maksimumi dy herë në javë.
Në rast të një lëkure të ndjeshme, konsultohuni me një dermatolog./neps.al
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment