Presh dhe avokado për supën më të mirë të ditëve të ftohta!
1 lugë gjelle gjalpë
4 presh
Arrë moskat
2 patate mesatare
1 litër lëng pule
4 lugë gjelle krem pana
1 avokado
Kripë, piper i zi
1.Shkrijmë gjalpin në tenxhere dhe pasi të kemi larë dhe prerë hollë preshin, i shtojmë në tenxhere dhe i kaurdisim pak për 5 minuta. 2.Spërkasim pak me arrë moskat dhe kripë dhe vazhdojmë përzierjen. 3.Patatet e qëruara i presim në copëza të vogla me qëllim që të ziejnë shpejt, i shtojmë në tenxhere, shtojmë piper dhe lëngun e pulës. 4.Më pas shtojmë edhe 4 lugë gjelle krem pana. Vendosim kapakun dhe e lëmë supën të ziejë për 15-20 minuta. 5.Pasi të jenë zierë mirë preshi dhe patatja e kalojmë supën ne blender dore dhe e kthejmë atë në krem. 6.Presim avokadon në kubikë të vegjël, i spërkatim me pak lëng limoni dhe kur ta servirim supën, shtojmë në të ¼ e avokados në kubikë në pjatë. Ju bëftë mirë!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment