Sugjerojmë:

Po vjen 8 Marsi dhe është tamam koha për një tortë “Mimoza”

Tortë Mimoza

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 35 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Torta Mimoza është një ëmbëlsirë pranverore dhe e freskët, një klasike nga e cila nuk lodhemi kurrë. Zbuloni recetën për të realizuar këtë ëmbëlsirë të butë dhe kremoze, perfekte për një vakt me mikeshat tuaja ditën e 8 Marsit. Është ëmbëlsira më e kërkuar në festën e gruas, për shkak të formës së saj së mimozës. Zbuloni si të përgatisni këtë ëmbëlsirë të shijshme dhe të bukur.

Ingredientët

  • Për pandispanjën: 4 vezë të plota, 120 gram sheqer, 120 gram miell ose niseshte, pak
  • kripë, 1 bustinë vanilje
  • Për kremin e pastiçerisë: 250 ml qumësht i freskët, 200 gram sheqer, 4 të verdha
  • vezësh, aromë vaniljeje, 4 lugë miell
  • Për të lagur pandispanjën: 50 ml liker portokalli (nëse nuk ju pëlqen alkooli përdorni
  • thjesht lëng portokalli).
  • Për panën e rrahur: 500 ml pana e freskët

Udhëzimet

1

Nisni me pandispanjën. Vendosni në një tas miellin, sheqerin, pak kripë dhe një bustinë vaniljeje, shtoni vezët dhe përzieni me kujdes përbërjen. Me një mikser elektrik miksoni gjithçka derisa të jetë homogjenizuar mirë.

2

Ndizni furrën dhe nxeheni në 180 gradë për të paktën çerek ore.

3

Ndërkohë merrni një tepsi dhe lyejeni me gjalpë në mënyrë që brumi të mos ngjitet. Hidheni brumin në tepsi dhe lëreni të piqet për 25-30 minuta duke kontrolluar me një kunjë dhëmbësh pjekjen.

4

Ndërsa piqet pandinspanja përgatisni kremin. Bashkoni në një tas qumështin, panën e lëngshme, sheqerin, vezët, aromën e vaniljes, miellin dhe përziejeni me kujdes me anë të një mikseri elektrik duke mos lejuar formimin e kokrrizave.

5

Hidheni përzierjen në një tenxhere dhe lëreni të trashet në ngrohje të ulët. Lëreni të ftohet. Në një enë rrihni panën me anë të një rrahëseje, derisa të bëhet e butë dhe shkumoze.

6

Hiqni nga furra pandispanjën dhe lëreni të ftohet. Kur të jetë në temperaturën e ambientit, me anë të një thike eliminoni kufijtë e errët dhe ndajeni në tre shtresa.

7

Lageni me likerin ose lëngun e portokallit. Me një spatul vendosni panën e rrahur në shtresën e parë dhe pastaj kremin e pastiçerisë. Më pas vendosni shtresën e dytë te pandispanjës dhe përsërisni të njëjtën procedurë.

8

Shtresën e tretë ndajeni në kubikë dhe shpërhapeni në të gjithë tortën si lule mimoze. Për garniturë mund të vendosni ndonjë degëz mimoze. Torta është gati për t’u servirur.

Lini një koment