Po shtoni peshë edhe pse nuk hani shumë? Problemi me organizmin tuaj është ky…
Shumë prej nesh nuk e kuptojmë se ku po gabojmë, që nuk po mundemi të arrijmë peshën tonë ideale ose po shtojmë më shumë seç duhet. E gjitha lidhet me regjimin tuaj ditor.
1.Nuk po flini sa duhet gjumë.
Rekomandim: Duhet të flini të paktën 8 orë gjumë natën.
2.Po hani më shumë seç duhet në darkë
Rekomandim: Zgjidhni një darkë të lehtë që konsiston te proteinat dhe perimet.
3.Shkoni në shtrat menjëherë pasi konsumoni darkën.
Rekomandim: Duhet ta konsumoni darkën rreth 1 orë e gjysmë ose 2 orë para se të shkoni në shtrat.
4.Hani ushqim të skuqur për darkë.
Rekomandim: Duhet të zgjidhni ushqimet e pjekura ose të ziera për në darkë.
5.Konsumoni ushqim pikant për në darkë.
Rekomandim: Ushqimi pikant është i mirë për të shpejtuar metabolizmin. Konsumoje, vetëm jo në darkë.
6.Hani konfleksa ose karbohidrate të tjera për darkë.
Rekomandim: Për darkë mund të konsumoni “smoothie” ose fruta, të gjitha llojet e sallatave ose ushqimeve me proteina. Por në porcione të vogla.
7.Ju pëlqeni të hani ëmbëlsira në darkë.
Rekomandim: Për ëmbëlsirë konsumoni disa fruta.
8.Hani patatina ose ushqime të ngjashme pas darkës.
Rekomandim: Shmangni bukën, biskotat dhe çdo ëmbëlsirë pas darkës.
9.Tentoni që të anashkaloni darkën.
Rekomandim: Edhe pse nuk keni kohë për një drekë ose darkë të bollshme, të paktën hani fruta.
10.Konsumoni alkool ose kafeinë.
Rekomandim: Zgjidhni lëngje frutash natyrale ose qumësht të ngrohtë. Gjithmonë përfundojeni ditën me një gotë me ujë.
11.Përdorni telefonin ose kompjuterin para se të flini.
Rekomandim: Fikini të paktën një orë përpara se të shkoni në shtrat. Lexoni një libër ose dëgjoni muzikë relaksuese.
12.Shkoni në shtrat vonë çdo natë.
Rekomandim: Shkoni në shtrat sapo të ndiheni përgjumësh. Nëse ndiheni energjik bëni disa ushtrime fizike.
Të gjithëve na ka ndodhur të kalojmë shumë orë pa ngrënë dhe papritur të fillojnë dridhjet, dobësia apo djersitja e ftohtë. Shumë njerëz e lidhin thjesht me urinë, por në fakt pas kësaj fshihet një reagim i tërë i...
Kur flitet për formë fizike perfekte, emri i Cristiano Ronaldos është gjithmonë në krye të listës. Pas trupit të tij të skalitur nuk fshihet ndonjë “dietë magjike”, por një regjim shumë i pastër, i balancuar dhe i ndjekur me...
Mishi prej vitesh është vënë në bankën e të akuzuarve kur flitet për shëndetin dhe jetëgjatësinë. Shumë studime e kanë lidhur me sëmundje të zemrës dhe rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme. Por një kërkim i ri,...
Lini një koment