Sugjerojmë:

Pjatë e thjeshtë me spinaq e misër për familjen apo miqtë tuaj

Pjatë e thjeshtë me spinaq e misër për familjen apo miqtë tuaj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Përgatiteni edhe ju këtë pjatë të thjeshtë, ideale për të mbledhur në tryezë të gjithë familjen apo miqtë që ju kanë ardhur për vizitë....

Ingredientët

  • 1 pako pasta (modeli sipas dëshirës)
  • 200 gram spinaq
  • 2 speca të kuq të pjekur
  • 1 qepë
  • 1 filxhan misra të zierë (mund të përdorni edhe të gatshmet)
  • Vaj luledielli
  • Ujë
  • Kripë

Udhëzimet

1

Si fillim zieni makaronat në një tenxhere me ujë. Shtoni në ujë një lugë gjelle vaj dhe kripë.

2

Pasi makaronat të jenë gati, kullojini dhe i lini gati në tenxhere.

3

Lani spinaqin dhe thajeni mirë. E prisni në copa të vogla.

4

Në një tigan me pak vaj skuqni qepën e grirë imët dhe më pas shtoni spinaqin. Sapo të bjerë volumi shtoni specat e prera imët dhe i përzieni mirë.

5

Pasi spinaqi të jetë gati, ia shtoni pastave. Në fund i shtoni misrat, i përzieni edhe njëherë dhe koha për t’i ngrënë erdhiiiii!

Lini një koment