Sugjerojmë:

Pjatat nuk janë larë mirë? Ja gabimi që bëni çdo ditë me lavastoviljen

Nëse keni një lavastovilje në shtëpi, janë disa gjëra kryesore që duhet të dish. Së pari nuk është nevoja ta pastroni shumë shpesh makinën, pasi ajo dezinfektohet vetë.

Sidoqoftë është e rëndësishme ta thani mirë çdo ditë, ndryshe myku mund të ngrejë një ‘kala’ aty.

Por nëse vini re se pjatat nuk po lahën ashtu siç duhet, mund të jeni duke gabuar diku. Konretisht tek vendosja e pjatave!

Ekspertët rekomandojnë që pjatat që kanë karbohidrate të tilla si patate, oriz, makarona etj duhet të vendosen në mes të lavastoviljes. Ndërkohë që pjatat e pasura me proteina, si për shembull ato që kanë pasur mish, vezë apo djathë duhet të vendosen përkrah cepave të lavastoviljes.

Kështu pjatat do të lahen më mirë!

Lini një koment