Pjata të veçanta dhe pije unike, “Noor” vjen në shtëpinë tuaj falë SnapFood!

“Noor Tiranë” është padyshim një ndër vendet më të veçanta në kryeqytet për nga finesa dhe klasi që transmeton tek klientët e saj përmes menusë që ofron. 

Përmes një sërë pjatash speciale dhe pijesh unike, kjo alternativë e re në SnapFood me gjasa do të kthehet në të preferuarin tuaj. Tek “Noor Tiranë” ju do të përmbushni të gjitha nevojat dhe dëshirat që keni duke filluar me mëngjesin. Neps.al ju sugjeron të filloni ditën me kafen ose makiaton e shkëlqyer që ofron “Noor”.

“Noor Tirana” ofron zgjidhjen edhe për të gjithë ju që doni të hani shëndetshëm në punë. Ju keni mundësinë të porosisni antipasta të freskëta, piadina, supa, sallata të veçanta, pasta apo rizoto.

Mos mendoni se mbaruam me kaq. “Noor” përgatit edhe disa ëmbëlsira si Transciotto me kakao dhe krostata me fruta pylli që do ju bëjnë të lëpini gishtat. Të gjitha këto produkte i gjeni në menunë e përzgjedhur të “Noor”, brenda SnapFood ku njiheni më gjerësisht mes mundësive që keni për zgjedhje dhe çmimet përkatëse.

Dhe tani qershia mbi tortë. E kam fjalën për lëngjet e freskëta, smoothie-t, pijet e ftohta dhe spritze-t që Noor di t’i përgatisë me aq profesionalizëm sa do të donim që të mos mbaronin kurrë. Shtojini shijen vakteve tuaja duke i shoqëruar sipas dëshirës me një lëng ananasi, lëng spinaqi me mollë dhe kastravec, smoothie me luleshtrydhe dhe banane, një spritz me shalqi, mollë apo me kastravec etj.

Mos humb më shumë. Shkarko SnapFood dhe bëj porosinë tënde tek “Noor”.

Lini një koment