Sugjerojmë:

Pite të mbushura me karkaleca dhe lakra

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 25 min

Ingredientët

  • 1/2 filxhan kos
  • 3 lugë vaj ulliri
  • Lëng prej 1 limoni
  • 1 hudhër
  • Kripë
  • 1/8 lugë çaji piper
  • 1 lakër e vogël
  • Karkaleca mesatare 3/4 kg
  • 1 kuti me qiqra
  • 1 kuti domate qershi
  • 1/2 qepë e kuqe e vogël
  • 4 copa bukë pita, të përgjysmuara

Udhëzimet

1

Ngroheni skarën.

2

Hidhni kos, 2 e 1/2 lugë vaj ulliri, lëng limoni, hudhër, 1/4 lugë çaji kripë në një tas të madh.

3

Shtoni lakrën dhe përzijeni mirë me pjesën tjetër,pastaj lereni të pushojë në temperaturë dhome.

4

Ndërkohë përgatisni karkalecat.

5

Hidhni karkalecat me vajin e ullirit të mbetur në një fletë pjekjeje.

6

Lerini të gatuhen 4 deri në 5 minuta dhe lereni të ftohet pak.

7

Shtoni karkalecat, qiqrat, domatet dhe qepët në tasin me lakra.

8

Vendosni pitat në mikrovalë të ngrohen rreth 30 sekonda.

9

Nxirrini nga mikrovala dhe mbushini me përzierjen e përgatitur të karkalecave.

Lini një koment