Sugjerojmë:

Pite shtëpie me spinaq dhe kaçkavall

Ingredientët

  • Për brumin: 400 ml ujë
  • 600 gram miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë çaji maja
  • Vaj luledielli për skuqje
  • Për mbushjen: 200 gram spinaq
  • 150 gram djathë kaçkavall
  • 1 pako djathë guda i grirë imët

Udhëzimet

1

Në një enë të madhe kombinoni miellin, kripën, majanë dhe sheqerin. I përzieni mirë dhe gradualisht shtoni ujin.

2

Punojeni mirë masën dhe e lini të pushojë në një vend të ngrohtë për 3-4 orë.

3

Më pas e ndani në toptha të vegjël dhe filloni e hapni pitet.

4

Brenda vendosni djathin guda, pak spinaq dhe djathin kaçkavall.

5

I mbyllni pitet me dorë dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj luledielli ( që duhet të jetë nxehur paraprakisht).

6

Kështu veproni deri në fund me të gjitha pitet. Shijojini!

Lini një koment