Ingredientët
			
			
														- 3 patate të vogla 
- 1 tufë borzilok i freskët 
- 1 lugë kafe kripë 
- 4 thelpi hudhra të copëtuara 
- 1 lugë gjelle vaj ulliri 
- ¼ filxhan me lëng limoni 
- 1 lugë gjelle spec i kuq pluhur (djegës) 
- Vaj luledielli për skuqje 
 
				
				
							
			Udhëzimet
			
									
									
				1
				
					Qëroni patatet dhe i prisni në kubikë. Prisni imët borzilokun. 
				 
			 
						
						
									
				2
				
					Në një tigan me vaj të nxehur skuqni patatet. 
				 
			 
						
						
									
				3
				
					Kur patatet të jenë drejt fundit, në një tigan tjetër skuqni me një lugë gjelle vaj ulliri, hudhrën, borzilokun, specin e kuq, kripën dhe lëngun e limonit. I përzieni mirë dhe vazhdimisht në mënyrë që mos t’i digjni. 
				 
			 
						
						
									
				4
				
					Sapo patatet të jenë gati i kaloni në një tas dhe sipër i shtoni salcën që sapo përgatitët. 
				 
			 
						
						
									
				5
				
					I përzieni me ngadalë për 3-4 minuta derisa patatet të jenë marinuar mirë. Sallata është gati. Ju bëftë mirë! 
				 
			 
						
						
						
						
		 
				
				
				
		
		
	 
			
                             
                            
Lini një koment