Sugjerojmë:

Picën tënde të preferuar bëje vetë nga shtëpia!

Picën tënde të preferuar bëje vetë nga shtëpia!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • Për brumin:
  • 1 gotë ujë të ngrohtë
  • 1 pako maja
  • 2 gota miell
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Për mbushjen:
  • 1 filxhan salcë domatesh
  • 75 gram proshutë e tymosur
  • 75 gram rukola

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 220 gradë celsius.

2

Në një enë kombinoni majanë, ujin dhe vajin. Gradualisht shtoni miellin dhe punojeni masën me dorë.

3

E lini brumin për 1 orë në një vend të ngrohtë, derisa të vijë.

4

E merrni brumin dhe e hapni me një petëz në sipërfaqen e punës. I shtoni pak miell nëse ju nevojitet.

5

Tani shtoni salcën dhe e përhapni mirë në të gjithë sipërfaqen e picës. Shtoni fetat e krudos, rukolën dhe djathin e bardhë në fund.

6

E fusni në furrë për 15 minuta maksimumi dhe pas kësaj pica është gati për t’u shijuar!

Lini një koment