Sugjerojmë:

Picë me brokoli dhe sallam peperoni

Ingredientët

  • 1 kokë të madhe brokoli
  • 1 vezë të madhe
  • 2 filxhan mocarela
  • 1/2 djathë parmixhano
  • 1/2 lugë çaji pluhur hudhre
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 1/4 filxhan salce marinara
  • 1/4 filxhan spec djegës
  • Borzilok të freskët, për servirje

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 225 gradë C.

2

Në një procesor ushqimi, hidhni brokolin dhe lereni të copëtohet.

3

Transferojeni brokolin në një tas të madh dhe shtoni vezë, 1 filxhan mocarela dhe ¼ filxhan parmixhano.

4

Shtoni pluhur hudhre, kripë dhe piper.

5

Transferoni brumin e krijuar në një tavë pjekje dhe piqeni deri sa të marrë ngjyrë të artë, 20 minuta.

6

Hidhni sipër salcë marinara, djathrat e mbetura dhe pepperoni dhe piqini dhe 10 minuta më shumë derisa djathi është shkrirë dhe është formuar kore.

7

Dekorojeni me borzilok para se ta sherbeni.

Lini një koment