Sugjerojmë:

Picë e shpejtë me mocarela, spinaq dhe bacon për mëngjesin e sotëm

2 gota miell
1 ½ lugë çaji pluhur pjekës
½ lugë çaji me kripë
1 filxhan me kos
¼ e tufës së spinaqit
4 vezë të mëdha
120 gram bacon
8 domate qershizë
1 vezë

1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2.Merrni një tavë me madhësi mesatare dhe shtroni në të një letër pjekjeje.

3.Në një tas me madhësi mesatare kombinoni miellin, pluhurin pjekës, kripën dhe i përzieni mirë.

4.Shtoni kosin dhe i trazoni sërish.

5.Tek tavolina e punës shtoni pak miell dhe filloni e punoni masën që kishit në tas derisa të arrini një masë kompakte.

6.Brumi nuk duhet të ngjisë, prandaj nëse është nevoja i shtoni vazhdimisht miell.

7.Hapeni petën sa e gjithë sipërfaqja e tavës ose mund ta ndani në disa pjesë përsëgjati.

8.I shtoni djathë, domatet e prera përgjysmë, spinaqin, bacon dhe në mes thyeni një vezë.

9.I fusni në furrë për 10-12 minuta. Mos harroni gjithashtu t’i shtoni kripë e piper. Ju bëftë mirë!

Lini një koment