Sugjerojmë:

Pica me ton, vakt fantastik për t’u shijuar me familjen!

1 domate e vogël
200 gram ton peshku
70 gr mocarella
10 ullinj të zinj pa bërthamë
Brumë pice i gatshëm
Salcë domateje e freskët
1/2 qepë

1.Në një tavë hapim brumin e picës me dorë ose me ndihmën e një petëze.

2.Vendosim salcë domateje, ton, ullinj, qepë, domate, mozzarella.

3.E vendosim në furrë dhe e pjekim për 10 minuta në temperaturë 180 gradë.

4.Pica është gati, ju bëftë mirë!

Lini një koment