Sugjerojmë:

Pica me lulelakër, shumë herë më e shëndetshme sesa picat tradicionale!

Pica me lulelakër, shumë herë më e shëndetshme sesa picat tradicionale!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 lulelakër e madhe
  • 1 lugë gjelle piper i zi pluhur
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 filxhan me salcë domatesh të freskët
  • 2 gota me djathë mozzarella të grirë imët
  • Pak rigon
  • Ullinj, speca jeshilë sipas dëshirës

Udhëzimet

1

Lulelakrën e ndani në lule më të vogla.

2

Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë

3

Në një tavë me letër kuzhine vendosni lulelakrën. E spërkasni me vaj ulliri, kripë, piper dhe e fusni në furrë për 20 minuta.

4

Më pas sipër lulelakrës shpërndani salcën e domates, pak rigon, më pas djathin, specat e prera në copa të vogla dhe ullinjtë e zinj.

5

E fusni edhe për 10 minuta të tjera në furrë.

6

Më pas e nxirrni dhe e lini 5 minuta të ftohet para se ta servirni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment