Sugjerojmë:

Petullat e mëngjesit kësaj radhe do i shoqërojmë me mjaltë dhe djathë

Petullat e mëngjesit kësaj radhe do i shoqërojmë me mjaltë dhe djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 400 gram miell
  • 250 ml qumësht
  • 1 vezë
  • 1 lugë kafe sodë
  • pak kripë
  • 2 lugë kafe uthull

Udhëzimet

1

Në një tas të madh bashkoni miellin, kripën dhe qumështin. Në një enë të vogël bashkoni sodën me uthullën dhe pas shkumëzimit, shtojani masës me miell.

2

Tani e punoni mirë masën dhe e lini brumin të vijë përreth një orë.

3

Pas kësaj e ndani në toptha të vogla ose me ndihmën e një luge kaloni brumin e petullave në vaj të nxehtë për t’i skuqur nga të dyja anët.

4

Pasi të jenë gati mund t’i shoqëroni petullat me mjaltë dhe djathë!

Lini një koment