1.Në një tas të madh bashkoni miellin, me pluhurin pjekës, kripën dhe sheqerin.
2.Në një tas tjetër bashkoni qumështin, vezën, rikotën, lëkurën e limonit dhe lëngun e limonit. I përzieni në fund të dyja masat së bashku derisa të homogjenizohen.
3.Merrni një tigan dhe shkrini 1 lugë gjelle gjalpë.
4.Merrni një garuzhde nga masa e petullave dhe e lini të skuqet për 2-3 minuta nga secila anë.
5.Kështu veproni deri në fund dhe më pas i shërbeni sipër petullat me shurup panje dhe mjedra të freskëta. Ju bëftë mirë!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment