Sugjerojmë:

Petulla me kos e hudhër

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 10 min

Ingredientët

  • 2 gota uji me miell
  • 1 gotë uji me kos
  • 1 kokërr vezë
  • Gjysmë luge kafeje me sodë
  • Vaj
  • Kripë
  • Menexhik i grirë hollë
  • Gjalpë

Udhëzimet

1

Në një tas të madh hedhim vezën, kosin, kripën, menexhikun dhe pak gjalpë.

2

I rrahim fort të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim miellin dhe sodën.

3

Vijojmë t’i rrahim fort deri sa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme.

4

Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe elastik.

5

Hedhim vajin në një tigan dhe e vendosim në zjarr.

6

Kur vaji të jetë nxehur nisim të skuqim petullat.

7

Mund të përdorim një lugë gjelle për ndarjen e brumit për çdo petull.

8

Duhet të kujdesemi që largësia nga njëra tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet.

9

Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.

10

Pastaj përgatisim kosin me hudhra.

11

Për një person merret një gotë kos, hollohet me pak ujë, i shtohet pak kripë, një thelpi hudhër e shtypur, përzihen pak dhe në të shtohen disa petulla, sipër sipas preferencës mund ta spërkasni me pak gjalpë të shkrirë ose vaj ulliri.

Lini një koment