Sugjerojmë:

Petulla me barishte, të mira për trupin dhe mendjen tuaj!

Petulla me barishte, të mira për trupin dhe mendjen tuaj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 gotë kos
  • 200 gram djathë
  • 2 qepë të grira imët
  • 1 tufë koper
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë nenexhik
  • 1 tufë çikore
  • 200 gram miell
  • pak sodë

Udhëzimet

1

Në në një enë bashkoni miellin, kosin, qepën dhe djathin. Trazojini mirë dhe shtoni sodën e barishtet e tjera.

2

Punojeni mirë masën dhe fomoni disa toptha të vegjël me madhësi sipas dëshirës.

3

I skuqni në një tigan me vaj të nxhehur më parë dhe i lini për disa minuta të ftohen.

4

Ju bëftë mirë!

Lini një koment