Sugjerojmë:

Petulla greke me arra dhe rrush të thatë

Petulla greke me arra dhe rrush të thatë

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Të ëmbla, të shijshme, ideale për një vakt të ndërmjetëm ose në vend të ëmbëlsirës. Shoqërohen më së miri me kafe ose verë të ëmbël. Mund t’i provoni edhe me salcë çokollate ose një jogurt grek të aromatizuar me vanilje.

Ingredientët

  • 300 gram arra
  • 40 gram rrush të thatë
  • 2 vezë
  • 80 gram miell
  • 3 lugë qumësht
  • 60 gram mjaltë fluid
  • 50 gram sheqer
  • 1 gotë vaj luledielli
  • 2 lugë kafeje kanellë pluhur
  • 1 bustinë maja pluhur

Udhëzimet

1

Lëreni rrushin e thatë në ujë për 15 minuta në mënyrë që të zbutet dhe të fryhet. Thyeni arrat dhe çdo gjysmë ndajeni në 4 copa. Sitni miellin, bashkojeni me bustinën e majasë dhe sheqerin.

2

Në këtë miks, shtoni 3 lugë qumësht në temperaturën e ambientit dhe punojeni me mikser. Pastaj shtoni 2 vezët dhe rrushin e thatë të cilin e keni nxjerrë nga uji dhe e keni shtrydhur. Shtoni edhe thelpinjtë e arrave të ndarë në copa. Përziejini mirë dhe lëreni brumin për 30 minuta.

3

Nxehni vajin e lulediellit dhe skuqini petullat duke e hedhur brumin me lugë. Petullat duhet të marrin ngjyrë të artë. Kullojini në një letër kuzhine, spërkatini me 2 lugë kanellë pluhur dhe me mjaltin fluid.

Lini një koment