Sugjerojmë:

Pesto brokoli, shumë e shijshme për të lyer edhe bukën!

Pesto brokoli, shumë e shijshme për të lyer edhe bukën!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 300 gram brokoli
  • 1/2 lëng limoni+ lëkura e grirë imët
  • 1 filxhan çaji me vaj ulliri
  • 1 thelpi hudhër
  • 1/2 filxhan me djathë parmixhano të grirë imët
  • 4 kokrra arra
  • 4 gjethe borzilok
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë brokolin dhe e ndani në copa të vogla. E zieni për 5-7 minuta në një tenxhere me ujë e kripë.

2

Më pas i vendosni copat e brokolit në një blender dhe shtoni me radhë të gjithë përbërësit e tjerë.

3

I përzieni për disa sekonda derisa të përfitoni një masë kremoze.

4

Pesto e brokolit është perfekte për të lyer fetën e bukës, por edhe për t'i shtuar shijen pastave tuaja të preferuara.

Lini një koment