Sugjerojmë:

Përvish mëngët dhe bëj këtë kulaç të shijshëm në pak minuta

Kulaç

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ju mund të keni shijuar shumë kulaçë nga duart tuaja, por e veçanta e kësaj që Neps ju prezanton sot është përdorimi i miellit integral dhe atij të thekrës.

Ingredientët

  • 300 gram miell integral
  • 100 gram miell thekre
  • 200 gram kos
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1 lufë kafë sodë buke
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Përgatitja e këtij kulaçi është shumë i thjeshtë. Në një tas mjafton të bashkoni miellin, kripën, sodën dhe trazojini mirë.

2

Në fund shtoni kosin dhe vajin e ullirit.

3

Tani e punoni mirë masën me duar derisa të krijohet një masë kompakte.

4

E fusni në furrë të piqet për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Sipas dëshirës mund ta shijoni më gjalpë ose djathë të bardhë.

Lini një koment