Sugjerojmë:

Përjetoni eksperiencën e një qyteti bregdetar në mes të Tiranës!

Sapo futesh brenda, do të kesh ndjesinë se je në katin e parë të një anijeje. Muret janë blu, tek-tuk do të gjesh disa timone të varur në mur, guacka Vlore apo disa anije të vogla peshkimi që qendrojnë përkrah dritareve.

Në të vërtetë ndodhem tek “Fish and Squid” i cili është i pozicionuar prej gati 9 vitesh në zonën e “Myslym Shyrit”. Sigurisht përveç peshkut dhe kallamarëve, aty mund të gjeni një larmishmëri pjatash duke filluar nga sallata të ndryshme me perime apo fruta deti, karkaleca, skampi, gaforre, apo tavë peshkaqeni!

Nëse keni kureshtje për të provuar aragostën, vezët e peshkut, salmonin apo kocin e egër “Fish and Squid” është restoranti që duhet të zgjidhni tek SnapFood.

Dy janë arsyet kryesore:

  1. Sepse aty do të gjeni çmimet më të lira. Më thoni ku tjetër do të mund të shijoni një rizoto apo linguini me fruta deti për vetëm 280 lekë? (nëse nuk e beson kliko këtu).
  2. Sepse “Fish and Squid sigurohet që ushqimet që i ofron klientëve janë bio.

 

Po ndalem pak këtu. Çdo ushqim që do të porosisni në këtë restorant vjen nga qyteti i bukur i Vlorës. Themeluesi i restorantit ka një magazinë ku grumbullon çdo furnizim që bën në ujërat e ftohtë të qytetit bregdetar.

Pse Vlora? Sepse Vlora është vendlindja e tij dhe nga qyteti bregdetar madje është edhe uji që shërbehet në restorant.

Krudot janë një ndër pjatat më të porositura nga klientët, të cilët janë gjithnjë të kënaqur sa i takon raportit të cilësisë dhe çmimit që ofron ky restorant.

“Klienti për mua është mbreti. Dua ta respektoj deri në fund. Nuk e shikoj me syrin sesa lek do më lërë bakshish apo se kujt shtrese i takon. Për mua janë të gjithë njësoj”.

“Fish and Squid” ka vendosur të lërë punën e tij të flasë më shumë sesa marketingu.

Kurrësesi një restorant i tillë nuk mund t’i mungonte SnapFood prandaj mos ngurroni të përjetoni eksperiencën e një qyteti bregdetar në mes të Tiranës!/neps.al 

Lini një koment