Sugjerojmë:

Përgatitet në vetëm 10 minuta dhe do t’i japë më shumë shije vakteve tuaja! Ja receta e sallatës me manaferra

Përgatitet në vetëm 10 minuta dhe do t'i japë më shumë shije vakteve tuaja! Ja receta e sallatës me manaferra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 5 fleta sallatë jeshile
  • 1 filxhan çaji manaferra të freskëta
  • 1 filxhan kafe me arra ( të pastruara mirë)
  • 1 lugë uthull molle
  • 5 rripa djathë kaçkavall.

Udhëzimet

1

Fillimisht lajmë me ujë të bollshëm sallatën jeshile dhe e copëtojmë me dorë në një enë të madhe qelqi.

2

Sipër u shtojmë manaferrat e lara mirë, arrat dhe uthullën. Në fund i hedhim djathin kaçkavall të prerë në rripa të hollë.

3

Sapo përgatitët një sallatë super të shijshme. Ju bëftë mirë!

Lini një koment