Përfito ushqim dhe para mbrapsht! Opsioni i ri i SNAPFOOD të shpërblen për çdo porosi!

Dje ju njohëm me të rejat e aplikacionit për porositjen e ushqimit online, SNAPFOOD. (Kliko këtu)

Ky aplikacion është kthyer në të parin rrjet social ku porosit nëpër restorante e dyqane dhe gjithashtu mund të shtosh miq e të komunikosh me ta. (I gjen fare lehtë në hartë)

Sot po ju prezantojmë edhe një opsion tjetër që ka për t’ju pëlqyer shumë: Cashback. (lekë mbrapsht)

Për çdo porosi tënden në Snapfood, ty të kthehet një përqindje lekësh mbrapsht, që ruhet në kuletën tënde.

Po po, siç e lexove! Mbushe barkun plot dhe përfito para për të porositur prapë! A s’duket fantastike?

[Shënim i rëndësishëm: Të gjithë përdoruesit e aplikacionit që kanë porositur më herët, kanë cashback të disponueshëm, të ruajtur nga porositë e mëparshme. Mund ta përdorni kur të doni!]

Si ta gjesh Cashback? Në faqen kryesore, kliko Llogaria.

Do të të hapet faqja e të dhënave të tua. Kliko Gjendja.

Pasi ke klikuar Gjendja, të shfaqet “kuleta” jote me sasinë e parave që ke përfituar nga çdo porosi.

Një opsion tjetër më i shkurtër për të shkuar direkt tek gjendja, është të klikosh ikonën e kuletës në faqen kryesore.

Poshtë fotos së profilit dhe emrit tënd shfaqet gjithmonë niveli në të cilin je. Në këtë rast, niveli SILVER.

Kliko emrin e nivelit për më shumë informacion.

U bëre kurioz për përqindjen? Përcaktohet në varësi të nivelit që ti ndodhesh, duke qenë se ekzistojnë tre nivele.

Sa më besnik të jesh ndaj SNAPFOOD, aq më shumë shpërblehesh!

-Informacione për çdo nivel:

Niveli SILVER
Në këtë nivel, ju përfitoni 1% cashback për çdo porosi tuajën në Snapfood.

Nëse kryeni 10 porosi në këtë nivel, ju kaloni automatikisht në nivelin GOLD.

Shënim: Për të ruajtur nivelin tuaj, duhet të kryeni të paktën 1 porosi brenda javës në Snapfood.

Niveli GOLD
Në këtë nivel, ju përfitoni 2% cashback për çdo porosi tuajën në Snapfood.

Nëse kryeni 15 porosi në këtë nivel, ju kaloni automatikisht në nivelin PLATINIUM.

Shënim: Për të ruajtur nivelin tuaj, duhet të kryeni të paktën 1 porosi brenda javës në Snapfood.

Niveli PLATINIUM
Në këtë nivel, ju përfitoni 3% cashback për çdo porosi tuajën në Snapfood.

Shënim: Për të ruajtur nivelin tuaj, duhet të kryeni të paktën 1 porosi brenda javës në Snapfood.

Shijoje eksperiencën tënde me SNAPFOOD. Shkarko aplikacionin këtu https://snapfood.al/download-app

Lini një koment