Për të lëpirë gishtat: Qofte në furrë me salcë domatesh

12 qofte
400 ml salcë domatesh
2 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
1 lugë çaji sheqer kaf
100 ml ujë
Kripë
Rigon

1.Në një tavë të thellë shtoni vaj ulliri dhe salcë domatesh.

2.Më pas hidhni 2 hudhra të grira, sheqer për të hequr aciditetin e salcës, kripë dhe rigon.

3.Shtoni ujin dhe më pas qoftet në tavë.

4.Vendosini të piqen për 25 minuta në 200 gradë.

Lini një koment