Sugjerojmë:

Për pjata delikate dhe të shijshme zgjidh “Eatalian’s”!

Një tjetër restorant me menu fantastike i bashkohet SnapFood dhe fjala është për “New Patricia”.  Është e lokalizuar në qendër të Tiranës, por qasja e saj në SnapFood padyshim ju kursen kohën dhe rrugën për të vajtur deri atje.

Nëse të duhet një sugjerim se çfarë duhet të shijosh me patjetër nga ky restorant, Neps.al të vjen në ndihmë me disa alternativa të shpejta.

Së pari mund ta nisësh me antipastat. Për shembull miks djathrash ose antipaste me djathra dhe proshute. 

Për të kaluar më pas tek sallata, ku padyshim duhet të provoni specialitetin e lokalit: Sallatën multivitamine. Një supë krem pule apo me perime i bën mirë çdokujt, prandaj mos bëni shumë naze nëse doni linja të bukura këtë verë.

Pjata kryesore ju takon juve ta zgjidhni. Mund të orientoheni nga specialitetet e shefit pakeri ose tonareli, per shije te vertete italiane.

Me kaq shumë pjata sa përmendëm na erdhi oreksi. Mos harroni se nutricionistët rekomandojnë që darka të konsumohet në orën 19:00, prandaj nuk ka kohë për të humbur!

Shkarko SnapFood dhe shijojeni mbrëmjen e kësaj të diele me një pjatë të shijshme nga restorant  “Eatalian’s”

Lini një koment