Sugjerojmë:

Për një vakt fantastik gatuani këtë recetë levreku me perime

Ingredientët

  • Perime sipas dëshirës
  • Thjerrëza
  • Vaj ulliri
  • Supë pule
  • Salcë domatesh
  • Oriz
  • Fileto levreku
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Në një tigan me nxehtësi mesatare shtoni vajin e ullirit dhe perimet.

2

Trazojini mirë dhe më pas shtoni thjerrëzat.

3

Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar shtoni supën e pulës.

4

Lëngun ia shtoni më pas thjerrëzave.

5

Rregullojini me kripë e piper.

6

I lini të ziejnë dhe ndërkohë i shtoni salcën me pomoderini.

7

Në një tenxhere tjetër me ujë të valuar, shtoni vaj ulliri dhe oriz.

8

E lini derisa të ziejë dhe i kaloni thjerrëzat në një blender.

9

E merrni fileton e levrekut dhe e gatuani në avull për rreth 10 minuta.

10

Në një pjatë shtoni një garuzhde nga thjerrëzat e kaluara më parë në blender.

11

Sipër vendosni dy lugë gjelle oriz dhe fileton levrekut që gatuam në avull.

12

Sipër i shtoni vaj ulliri.

Lini një koment