Sugjerojmë:

Për një lëkurë të bukur ju duhen këto 15 ushqime

Një dietë e pasur ushqimore nuk ndihmon vetëm organizmin tuaj, në rritjen e energjisë apo mbajtjen e trupit në formë, por disa ushqime mund të bëjnë mrekulli edhe në lëkurën tuaj.

Ajo që hani mund të ndikojë në balancimin e hormoneve, të shkaktojë puçrra fytyre dhe të krijojë ose zvogëlojë inflamacionin, i cili shoqërohet me plakjen e lëkurës, prandaj nëse ushqeheni me produktet e duhura do të keni lëkurë për t’u patur zili.

Me listën e ushqimeve të mëposhtme nuk keni pse mendoheni dy herë nëse duhet t’i konsumoni apo jo.

1.Vaj ulliri

Antioksidantët që mban vaji i ullirit kanë aftësi të zhdukin dëmtuesit e lëkurës.

2.Domate

Domatja është e pasur me antioksidantë që ndihmojnë në përmirësimin e SPF së lëkurës.

3.Çokollatë e zezë

Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe rregullimin e presionit të gjakut.

4.Tërshëre

Rrit prodhimin e hormoneve androgjene.

5.Sardele

Peshku është i pasur me Omega 3 që njihet si anti-inflamator dhe inflamacioni është shkaku kryesor i pucrrave në fytyrë.

6.Çaji jeshil

Nxit rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenin në lëkurë, duke e mbajtur atë të shëndetshme.

7.Arra

Arrat kanë një përbërës të vecantë Omenga 3 që quhet acidi alfa-linolenik dhe mungesa e tij mund të çojë në ekzema apo lëkurë të thatë.

8.Mish viçi

Proteinat e tij mbajnë kolagjen dhe elastin, që mbajnë  lëkurën të tendosur dhe më pak të rrudhosur.

9.Rozamarinë

Ka një ton antioksidantë për mbrojtjen e lëkurës dhe zhduk radikalët e lirë nga dielli para se të dëmtojnë lëkurën.

10.Qumësht bajamesh

Studimet tregojnë se qumështi është shumë nxitës, që do të thotë se do të përkeqësojë aknet dhe rrudhat, por qumështi i bajameve bën të kundërtën.

11.Uji

Uji mban lëkurën të hidratuar, që do të thotë më e butë dhe pa rrudha.

12.Kafe

Femrat që pinë kafe kanë më pak mundësi të preken nga kanceri i lëkurës.

13.Kivi

Stimulon kolagjenin dhe zbut lëkurën.

14.Vezë

Vezë ofrojnë një dozë të fuqishme proteinash pa yndyrë dhe më pak yndyrë është një gjë e mirë për lëkurën tuaj. Dietat më yndyrë të lartë janë të lidhura me plakjen e lëkurës.

15.Vera e kuqe

Verë e kuqe është një burim i lartë i resveratrolit, një kompleks antioksidant me veti anti-tumorale.

Lini një koment