Sugjerojmë:

Për këto akullore me pjepër ju duhen vetëm 3 përbërës dhe 5 minuta kohë!

1 pjepër
100 gram sheqer
5 lugë kos
Forma për akullore

1.Fillimisht qërojmë pjeprin, e presim në copa të vogla dhe e hedhim në blender.

2.Më pas i shtojmë sheqerin, kosin dhe vazhdojmë t’i përziejmë mirë.

3.Marrim format e akulloreve dhe u hedhim sipër masën e përgatitur. I vendosim në ngrirje për rreth 3-4 orë.

4.Sa të jenë bërë i heqim nga forma dhe i servirim.

5.Koha për të shijuar akulloret tona të shijshme me pjepër!

Lini një koment