Sugjerojmë:

Për drekë: Tavë me oriz dhe kunguj të njomë

Për drekë tavë me oriz dhe kunguj të njomë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 300 gram oriz
  • 500 gram kunguj të njomë
  • 2 kokrra qepë
  • 3 kokrra vezë
  • 4 lugë gjelle pana gatimi
  • 5 lugë gjelle vaj ulliri
  • Rozmarinë
  • Arrë moskat
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Zieni orizin me metodën e zakonshme dhe e lini të kullojë.

2

Grini kungullin në rende. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët.

3

Në një tas të madh bashkoni orizin gjysmë të zierë, qepën, vajin e ullirit, djathin e grirë imët dhe kungullin. I trazoni mirë.

4

Në një tas tjetër rrihni vezët me panën. Shtoni kripë, piper, arrën moskat dhe në fund rozmarinën. Ia shtoni orizit.

5

Tani merrni një tavë dhe shtroni masën që përgatitët. I vendosni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë.

Lini një koment