Sugjerojmë:

Për drekë: Patate të mbushura me djathë

Për drekë: Patate të mbushura me djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 4-6 patate mesatare
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 lugë gjelle gjalpë i shkrirë
  • 3 filxhan djathë çedar i grirë
  • 6 feta proshutë
  • 1 filxhan salcë kosi
  • ¼ filxhan qepë të njoma të grira

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë. Patatet e lara mirë dhe të thara lyejini me një furçë me vaj ulliri dhe bëjuni disa prerje me thikë në lëkurë. Piqini për 30-45 minuta ose derisa të jenë zbutur.

2

Kur patatet të jenë ftohur aq sa mund t’i duroni në dorë, pritini përgjysmë në sens gjatësie. Më pas hiquani meset me lugë duke u lënë mure me trashësi 1 cm. Rikthejini në letrën e pjekjes.

3

Spërkatini me kripë dhe kalojuni një furçë gjalpë të shkrirë. Pastaj mbushini me djathin e grirë dhe proshutën. Futini në furrë për 6-8 minuta, derisa të shkrijë djathi.

4

Në fund shtoni salcën e kosit, qepët e njoma të grira dhe shërbejini të nxehta!

Lini një koment